Rrugës drejt titullit të dytë: Messi kopjon postimin e fatit të mirë nga viti 2022.

Argjentina, pas triumfit të vitit 2022, kërkon të fitojë për herë të dytë radhazi Kupën e Botës. Në këtë rrugëtim, Lionel Messi i është kthyer një “kabale” të vjetër. Pas fitores në gjysmëfinale kundër Anglisë, ai ripublikoi në rrjetet sociale të njëjtin mesazh që kishte shpërndarë katër vjet më parë. Ky veprim vjen si një shenjë besëtytnie, me shpresën se do të sjellë fat të mirë për finalen e madhe.

Postimi origjinal ishte bërë pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë, sukses që i siguroi “Albiceleste”-s finalen e Kupës së Botës në Katar. Teksti i ripublikuar nga Messi pas fitores 2-1 ndaj Anglisë së Bellingham dhe Kane, ishte: “NË FINALE!!!!! Kemi nxjerrë edhe një herë të gjithë forcën tonë për të luajtur një tjetër ndeshje të madhe. Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që besuan në këtë grup!!! Forca Argjentina!!!! #Tëgjithëbashkë”.

Me këtë gjest, Messi i beson fatit për të bindur veten dhe një komb të tërë se historia mund të përsëritet. Finalja e madhe në Nju Jork kundër Spanjës së Yamal do të vërë përballë dy skuadra që në vitet e fundit kanë arritur kulmin si nga loja, ashtu edhe nga rezultatet. Kjo ndeshje mes dy kombëtareve është “Më shumë se një ndeshje”, pavarësisht besëtytnive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrë nga La Gazzetta dello Sport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 848 (14.5%)
Jo 4985 (85.5%)

Vota totale: 5833