Rudi Vata: Lojtarët kuqezi të jetojnë për ndeshjet e muajit mars
Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata, analizoi paraqitjen e kombëtares kundër Anglisë, duke thënë fillimisht se djemtë dhanë maksiumin dhe ishin dinjitoz në fushë e blertë. Për të ambienti kuqezi tanimë duhet të rrisë nivelin dhe të mos mjaftohet me humbje dinjitoze, por të kërkojë diçka më shumë nga rivalët e mëdhenj.
”Humbja është humbje dhe kur s’e meriton ndonjëherë e merr, por kampionët marrin goditje dhe ecin para. Ne duhet ta ndryshojmë këtë mentalitet. Është një grup njerëzish që janë super të kënaqur me kaq sa është arritur, por jeta ka ecur dhe këto humbjet me dinjitet nuk duhen pompuar shumë”,-tha ai.
Sipas Rudi Vatës arritje në play-off është një hap i madh për kombëtaren, diçka të cilën as ai nuk e priste, ndërsa tani kërkon që lojtarët të jetojnë për ndeshjet e muajit mars. ”Play-off’ është arritje e madhe sepse vetë unë s’e kam menduar se do ta mundim Serbinë. Çdo futbollist ka përgjegjësi të madhe që nga tani deri në mars, kur është ‘play-offi’, duhet me punu, me ngrënë, me pi, me fletë, me jetu për futbollin dhe vetëm për futbollin”.
KOHA JONË SONDAZH

