Rumani, Steaua mbetet pa emër!
“Steaua pa emër”, ishte ky titulli i një emisioni muzike popullor rumun në kohën e diktaturës së Causheskut. Që sot pikërisht ky titull është kthyer në një të vërtetë të trishtë, që sot Steaua nuk është më, ose të paktën nuk ekziston më klubi i presidentit Gigi Becali, që quhej kështu dhe luante në Divizionin e Parë rumun, Pas një procesi gjyqësor Ministria e Mbrojtjes ka fituar betejën kundër klubit. Gjykata vendosi që Becali nuk mund të përdorë më emrin e Steauas, kështu edhe pse ekziston mundësia për të apeluar këtë vendim, për momentin Steaua nuk është më. Një fund i trishtë i aventurës së Presidentit Gigi Becali në drejtimin e klubit.
Sipas të gjitha gjasave, klubi do të mbajë emrin “FCSB”, por ndërkohë Steaua-s i duhet ta rinisë aventurën e saj duke rilindur nga kategoria e katërt. Javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes që fitoi të drejtën e emrit, bëri të ditur zyrtarisht se sezonin e ardhshëm do të krijojë skuadrën e vërtetë të Steaua-s. 45 % e tifozëve kanë bërë të ditur se do të ndjekin këtë klub, i cili do të udhëhiqet nga Marius Lacatus, por nuk përfundon këtu, pasi Ministria rumune e Mbrojtjes i ka kërkuar Becalit, një dëmshpërblim prej 37 milionë eurosh, pasi ka përdorur emrin e Steaua-s në 13 vitet e fundit, pa patur të drejtën ta bëjë dicka të tillë.
Steaua e Bukureshtit është klubi më i suksesëshëm në Rumani, ku ka fituar 26 herë titullin kampion, 22 herë Kupën e Rumanisë ndërsa në arenën ndërkombëtare padyshim që të gjithë mbajnë mend suksesin e jashtëzakonshëm me fitimin e Champions League , atëherë të quajtur Kupa e Europës në sezonin 1985-1986 kur i rrembeu trofeun duke mposhtur me penallti ne finale Barcelonen.
KOHA JONË SONDAZH

