Rumania shkarkon trajnerin e kombëtares

Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka shkarkuar sot trajnerin e ekipit kombetar, Anghel Iordanescu, pas eliminimit te Rumanise ne turin e pare te Euro-2016, duke bere te ditur se zevendesuesi i tij do te caktohet brenda dy javeve.

“Falenderojme Anghel Iordanescu per kualifikimin e Rumanise ne kete kompeticion”, deklaroi gjithsesi presidenti i FRF, Razvan Burleanu.

“Deri ne fund te Euro-2016 ne do te caktojme trajnerin e ri. Ne do te kerkojme nje trajner qe te kete nje pervoje mbi 10-vjeçare ne nivele te larta, qe te kete fituar trofe dhe te jete i motivuar per te kualifikuar Rumanine per ne Kupen e botes”, theksoi ai.

“Rumun ose i huaj, ne i kemi te hapura te dy opsionet”, saktesoi Burleanu.

SHKARKO APP