Rummenigge: Dua fundjavë fantastike, Inter dhe Bayernin kampionë!

Karl Hainz Rummenigge shpreson që kjo fundjavë të sjellë suksesin e madh. Dy ditë nga finalja e Champions League me PSG, administratori i deleguar i Bayern thur elozhe për lojtarët e tij, në veçanti për Robert Lewandowskin:

“Statistikat e tij janë të jashtëzakonshme, i kam kërkuar Infantinos të dorëzojë këtë vit FIFA World Player në mungesë të Topit të Artë, sepse mendoj se është e gabuar të lesh një zbrazti në 2020. Presidenti më ka dhënë garanci se njohjet për lojtarin më të mirë, lojtaren e trajnerin do të bëhen.

Nuk mungon një koment nga gjermani edhe për Interin “e tij”, pak orë nga finalja e Europa League kundër Sevilla-s: “Kam folur me Marotta në telefon e i kam thënë se dua një fundjavë fantastike për të festuar për dy skuadrat e mia. Do ishte bukur të takoheshim në Budapest për finalen e Superkupës Europiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?