Rummenigge: Flick nuk do të marrë drejtimin e Gjermanisë!

CEO i klubit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge ka folur për mediat gjermane rreth së ardhmes së trajnerit Flick, i cili është përfolur se do të largohet në fund të sezonit. Ai është i preferuari i Federatës (DFB) për të zëvendësuar Joachim Low në stolin e kombëtares, por Rummenigge qetëson tifozët e Bayernit.

“Hansi është një trajner ambicioz dhe dëshiron të fitojë të tjerë trofe me ne. Ai ka fituar gjithçka, por është e rëndësishme të jetë i uritur për të arritur suksese të tjera. Ai ka një nisur një rrugëtim të suksesshëm te Bayerni, jemi në rrugën e duhur.

Ai do të jetë trajneri ynë edhe sezonin e ardhshëm, është 100% e sigurt. Bierhoff u shpreh se nuk është i çmendur të përjashtojë Flick si kandidaturë për Gjermaninë. Oliver gaboi me atë që tha. E cilësoj të padrejtë qëndrimin që mbajti ndaj Joachim Low, trajnerit aktual të kombëtares“, theksoi Rummenigge.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?