Rummenigge: Interi favorit, por Bayerni mund të bëjë mrekullinë

Në prag të sfidës së kthimit mes Interit dhe Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League, Karl-Heinz Rummenigge, ish-lojtar i të dyja klubeve, ka dhënë mendimin e tij për “La Gazzetta dello Sport”.

“Bayernit do t’i duhet një mrekulli e vogël për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë – Interi ishte shumë i fortë në Mynih dhe më la përshtypje shumë të mirë. Ndeshja në ‘San Siro’ do të jetë e vështirë, por jo e pamundur”, u shpreh ai.

Rummenigge pranon se përmbysja është ende e mundur, duke qenë se një gol do ta çonte takimin të paktën në kohë shtesë: “Në një ndeshje të vetme çdo gjë mund të ndodhë, por Bayernit i duhet një natë perfekte.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai gjithashtu komentoi mbi strategjinë në sfidën e parë: “Pas golit të Muller, do të ishte zgjedhje më e zgjar që të ruanim barazimin. Në vend të kësaj, tentuam fitoren me çdo kusht dhe pësuam një gol që mund të na kushtojë kualifikimin.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?