Rummenigge shpjegon pse Bayerni është kundër Superligës Europiane: Ishte me qëllim dëmtimi
Karl-Heinz Rummenigge ka dhënë mendimin e tij për idetë që qarkullojnë për një krijim të mundshëm të Superligës së Europës, aty ku Bayerni refuzon të jetë pjesë e saj.
“Seria A do të bëhej Seria B dhe Bundesliga divizioni i dytë. Turne të dobëta. Dhe a e dini pse e gjithë kjo? Për të dëmtuar Premier League-n, që fiton më shumë thjesht sepse është më mirë. Sidomos skuadrat spanjolle donin ta dëmtonin dhe shpikën këtë turne, i vetmi që do të vlente.
Mirupafshim Juve-Cagliari, lamtumirë Bayern-Bielefeld. UEFA ofron turneun më të mirë të mundshëm, Liga e re e Kampionëve me 36 skuadra do të jetë edhe më spektakolare dhe e hapur.
A i keni parë festimet e Copenhagën për kualifikimin mes 16 më të mirave në Champions League? E mendonin të fundit, por janë kualifikuar. Në futboll ka gjëra të pamundura, emocione … nuk është matematikë”, deklaroi Rummenigge.