Rummenigge zbulon planin se si mund të përfundojë sezoni në Bundesligë
Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar planin e tij për rifillimin e Bundesligës në javët e ardhshme.
“Në mënyrë që të mos shtrembërojmë ligën tonë, është thelbësore që ta përfundojmë këtë sezon. Kjo, gjithashtu, ka të bëjë me mbijetesën e shumë prej klubeve tona, në mënyrë që të shmanget një fatkeqësi e paparë ekonomike. Për këtë arsye mendoj do të ishte e mençur ta zgjatnim vitin fiskal futbollistik 2019-2020 në më të keqen, deri në shtator.
Rezultati? Starti i sezonit tjetër mund të ndodhë në fillim të dimrit, në mënyrë që lojtarët të përfitojnë nga pushimet dhe nga një përgatitje e mjaftueshme e gjatë. Ky është një skenar krejtësisht i imagjinueshëm.
Fair Play Financiar? Unë mendoj se tani do të kemi shumë më tepër racionalitet, për sa iu përket transferimeve. Sa iu përket rregullave të “fair play financiar”, besoj fort se ato do të bëhen më pak të ngurta dhe më fleksibël”, deklaroi Rummenige.