Rummenigge “zhduk” dilemat, zgjedh trajnerin e së ardhmes

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick do të qëndrojë në krye të pankinës bavarezeve deri në periudhën e Krishtlindjeve.

Është ky vendimi i marrë nga drejtuesit e kampionëve të Bundesligës, me presidentin e klubit, Karl Heinze Rummenigge që konfirmoi zyrtarisht Flick në pankinën e Bayern.

Ne e shpallëm atë pas ndeshjes me Dortmundin dhe e përsërisim atë. Flick do të jetë akoma trajneri ynë dhe do të qëndrojë në detyrë të paktën deri në periudhën e Krishtlindjeve dhe mbase më tej,” deklaroi Rummenigge.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flick mori frenat e Bayern Munich rreth 2 javë më parë, kur pasoi në këtë pozitë teknikun, Niko Kovac. Në dy takimet e drejtuara prej tij, Bayern ka arritur fitore, fillimisht në duelin për kampionat përballë Borussia Dortmund dhe atë të Champions League ndaj Olympiacos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?