Runi në historinë e Junajtid, thyen rekordin e golave të Charlton

Uejn Runi, me golin e shënuar sot ndaj Ridingut në FA Cup, është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mançester Junajtid.

Ai ka thyer rekordin e mitikut Sër Bobby Charlton, duke arritur në kuotën e 249 golave në të gjitha veprimtaritë.

Charlton ka luajtur me Junajtid 758 ndeshjes mes viteve 1956 dhe 1973. Runi luan me “Djajtë e Kuq” nga 2004, duke zhvilluar deri tani 543 ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Charlton asistoi në tribunën e “Old Traford” gjatë momentit të shënimit të golit nga Runi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi britanik, ka shënuar deri tani 249 gola. Nga këto, 192 i ka shënuar me këmbën e djathtë, 27 me të majtën dhe 30 me kokë.

Në analizën e golave të tij, ekziston edhe një fakt domethënës: ka shënuar 213 nga 249 golat e tij në brendësi të zonës së rreptësisë.

Për statistikë, ndeshja kundër Riding përfundoi 3-0 në favor të skuadrës së Murinjos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?