Rusia e nis me spektakël, fiton me 5 gola ndaj Arabisë Saudite (VIDEO)

Rusia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës, duke arritur një fitore të lehtë 5-0 ndaj Arabisë Saudite. Kombëtarja që drejtohet nga Cherchesov ka dominuar duke kaluar në avantazh që në minutën e 12-të. Golovin jep një pasim fantastik në zonë për Gazinskiy-in, i cili kërcen mjaft mirë me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë.
Vendasit pas 10 minutash humbasin Dzagoev për shkak dëmtimi, por Cheryshev dy minuta nga fundi i pjesës së parë, me një veprim të zgjuar brenda zonës, shmang një mbrojtës dhe më pas godet me të majtën duke shënuar golin e dytë,
Pjesa e dytë është më e qetë, teksa vendasit kanë nën kontroll ndeshjen. Për të prishur qetësinë, mendon sërish Golovin, i cili nxjerr nga repertori i tij një tjetër asist magjik për Dzyuba, i cili kishte vetëm një minutë që kishte hyrë në fushë. Në minutën e 3-të shtesë, Cheryshev shënoi dhe golin e katërt, me një goditje shumë të bukur në hyrje të zonës. Gjithsesi spektakli i vendasve nuk kishte mbaruar këtu, pasi Golovin shënoi një gol të bukur nga një goditje dënimi në hyrje të zonës. /Rozalb Lika- Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

