Russell triumfon në Las Vegas, por Verstappen rrëmben për herë të katërt radhazi titullin kampion
George Russell dominoi në Çmimin e Madh të Las Vegasit pasi u nis nga vendi i parë dhe fiton garën, ndërsa Lewis Hamilton kompletoi dopietën e skuadrës Mercedes, duke zënë vendin e dytë.
Por lajmi i ditës është se Max Verstappen, që përfundon Çmimin e Madh në Las Vegas në vendin e 5-të arrin të fitojë titullin e tij të katërt kampion bote, kur kanë mbetur edhe 2 gara nga përfundimi i kampionatit të Formula 1.
Ky është titulli i katërt radhazi për pilotin holandez të Red Bullit. Mbetet akoma e hapur gara për titullin e konstruktorëve, që duket se do të vendoset në fund të sezonit.