Sa e bukur është Kosova! Fitore spektakolare ndaj Bullgarisë (VIDEO)

Kosova dhuron një tjetër mbrëmje spektakolare, duke fituar 3-2 në transfertën ndaj Bullgarisë. Një mbrëmje magjike në Sofje që ka dhuruar shumë emocione deri në sekondat e fundit.

 

Dardanët do të gjenin të parët rrugën e rrjetës me Rashicën, që përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes vendase. Në fundin e pjesës së parë Bullgaria barazoi rezultatin me Popov. Në fillimin e fraksionit të dytë vendasit marrin zemër dhe shënon edhe golin e dytë me Dimitrov, i cili shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova reagoi pësimit të golit të dytë, duke arritur që të barazojë rezultatin. Në minutën e 64-t, Kololli shërben mjaft mirë për Vedat Muriqin, i cili me një goditje me kokë arrin që të shënojë, duke gëzuar dardanët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Futja në fushë në minutat e Rashanit për Kosovën i dha një tjetër ritëm ndeshjes. Në minutën e 3-të shtesë, ai shënoi një gol të bukur me kokë.

Spanja ka arritur që të marrë një fitore minimale 3-0 ndaj Suedisë, me një gol të shënuar nga Sergio Ramos nga pika e bardhë në minutën e 64-t, si dhe Moratës e Oyarzabal.

Në ndeshjet e tjera spikat fitorja e Austrisë 4-1 ndaj Maqedonisë së Veriut, Polonia mundi 4-0 Izraelin, ndërkohë që Danimarka mundi 5-1 Gjeorgjinë. /R.Lika-Koha Jone/

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?