Sa kushtojnë biletat për dy ndeshjet e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare ditën e sotme nis grumbullimin e lojtarëve duke zhvilluar stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut.

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm ndaj Marokut dhe atë ndaj Maqedonisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’.

Disa orë para startit kundër Marokut, ka pasur një interesim të madh të tifozëve për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupimit ‘Tifozat Kuq e Zi’ do t’i shtohet një numër i madh i mbështetësve shkodranë të cilët kanë nisur përgatitjet për të dhuruar një atmosferë elektrizuese në stadiumin “Loro Boriçi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të kuptuar saktë çmimet e biletave, mund të orjentoheni në skemën e mësipërme të stadiumit.

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Marok:
C2,C3,E2,E3,E4 = 5 mijë lek të vjetra
C1,C5,E1,E5 = 7 mijë lek të vjetra
D1,D4 = 15 mijë lekë të vjetra
D2, D3 = 20 mijë lekë të vjetra
A,B = 40 mijë lekë të vjetra
Tribuna VIP = 90 mijë të vjetra

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Maqedoni:
C2,C3,C4 +E2,E3,E4 = 10 mijë lekë të vjetra
C1,C5+E1,E5 = 15 mijë lekë të vjetra
D1,D4 = 20 mijë lekë të vjetra
D2, D3 = 30 mijë lekë të vjetra
A,B = 80 mijë lekë të vjetra
Tribuna VIP = 180 mijë lekë të vjetra
Çmimet e përmendura më sipër mund t’i shihni sipas skemës së mëposhtme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?