Sadiku e rinis me gol kampionatin, por Malaga e tij mundet sërish (VIDEO)

Armando Sadiku ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë me Malagan në sfidën ndaj Hueskas, pas ndalesës afro 3 mujore për shkak të koronavirusit. 29-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 42-të, duke shënuar golin e 11-të në kampionat me ekipin spanjoll.

11-metërshi u akordua me VAR, pas një konsultimi të gjatë të gjyqtarit. Një fillim fantastik ky për sulmuesin e Kombëtares, i cili veç të tjerave synon të thyej edhe rekordin me Malagan për sa i përket golave të shënuar brenda një sezoni. Gjithsesi goli nuk i shërbeu shumë ekipit të tij, që u mund 1-3 nga Huesca.

SHKARKO APP