Sadiku gjen rrugën e rrjetës në Indi, por më pas e tepron me festën ndaj rivalëve (VIDEO)

Armando Sadiku ka tundur rrjetën në Indi me skuadrën e GOA-s, në një sfidë që u fitua 2-1 në 90 minuta, e cila nuk shërbeu për kualifikimin në finalen e kampionatit. Në minutën e 88’, Sadiku dyfishoi shifrat për ekipin e tij, teksa festa e sulmuesit shqiptar mori vëmendjen.

Në eufori e sipër, ai i tregoi me dorë organin gjenital kundërshtarëve, me shpresën që sfida do të shkonte në shtesë. Por vetëm pas katër minutash, miqtë e Bengaluru shënuan golin e vetëm për të siguruar kualifikimin në finale.

Sadiku e mbyll sezonin e tij në Indi me 10 gola të shënuar në 24 ndeshje të luajtura.

SHKARKO APP