Sadiku heq dorë nga paga dhe qëndron deri në fund të sezonit te Malaga
Armando Sadiku ka vendosur që t’i qëndrojë besnikë Malagaës pavarësisht se mund të kishte mundësi të tjera në merkato. Sulmuesi shqiptar vendosi të mbyllë sezonin me andaluzët, pavarësisht se kontrata i përfundon më 30 qershor.
Për të ndihmuar klubin që është në situatë të vështirë financiare, shqiptari i komunikoi drejtuesve se nuk do të jetë nevoja ta paguajnë, për ndeshjet që do të luajë përtej afatit të kontratës. “Nuk kisha aspak dyshime, dua të përfundoj punën e nisur.
“Jam shumë i lidhur me klubin dhe tifozët dhe do të vazhdoj të jap më të mirën, duke shpresuar se do të shënoj gola”, ishin fjalët e Armando Sadikut.