Sadiku: Ishim të lodhur nga ndeshja e parë, na mungoi një penallti!

Armando Sadiku u rikthye të luajë për kombëtaren dhe qëndroi në fushë për 90 minuta në humbjen 0-1 ndaj Lituanisë. Sulmuesi u pa shumë pak në fushë dhe ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, teksa e pranoi se ishte larg gjendjes më të mirë pas ndeshjes.

“E kishim përgatitur mirë ndeshjen, por ndikoi pak lodhja në ndeshjen e parë dhe nuk arritëm të shkonim të freskët në 30 metrat e fundit. Kjo ndikoi qartë edhe në finalizimin e aksioneve.

Edhe unë personalisht vija nga një periudhë shumë e gjatë pushimesh dhe vuajta, por u mundova të jap më të mirën. Të gjithë u përpoqën, por ata u mbrojtën mjaft mirë dhe nuk na lanë asnjë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

A kishte kontakt në momentin që u rrëzuat në zonë? Kishte kontakt dhe unë u përpoqa të rrëzohem menjëherë. Mendoj se po të kishte VAR, do të ishte dhënë penallti”, deklaroi Sadiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?