Sadiku nuk i ndahet golit në Spanjë, shënon sërish për ekipin e Malagas (VIDEO)
Armando Sadiku është pa dyshim një nga pikat më të forta të skuadrës në Malagas, në La Liga 2 në këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare i siguroi një pikë skuadrës andaluze në trasfertë me Oviedon, pasi realizoi golin e barazimit 1-1 në minutën e 67-të me 11-m. Në pjesën e parë, për vendësit kishte shënuar Sangali.
Sadiku u aktivizua titullar bashkë me futbollistin tjetër të Shqipërisë, Keidi Bare. Të dy qëndruan në fushë gjatë gjithë ndeshjes. Për sulmuesin 28-vjeçar ishte goli i 8-të sezonal me Malagan në 17 ndeshje gjithsej, nga të cilat 15 i ka luajtur titullar. Kujtojmë se në ndeshjen paraardhëse