Sadiku shënon golin e pestë sezonal në Indi

Armando Sadiku po kalon një formë të jashtëzakonshme në Indi, aty ku këtë sezon është pjesë e skuadrës së Goa. Sulmuesi shqiptar gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionat. Sadiku shënoi golin e vetëm për Goa-n në humbjen 2-1 ndaj Mumbai City. 33-vjeçari u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e 55-të, ndonëse në fund goli i tij kishte vetëm vlerë statistikore. Në katër ndeshje zyrtare të luajtura këtë sezon, Sadiku numëron pesë gola të shënuar, duke konfirmuar se ndodhet në formë shumë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?