Sagnol: Grup i vështirë, do mësojmë nga Shqipëria dhe Çekia

Willy Sagnol drejton kombëtaren e Gjeorgjisë prej shkurtit të vitit 2021. Ish-lojtari i Bayern Munich dhe kombëtares franceze, po bën një punë shumë të mirë.

Rreth shortit të Nations League, ku Gjeorgjia do të ketë përballë Shqipërinë, Ukrainën dhe Çekinë, Sagnol u shpreh:

“Para disa vitesh kombëtarja gjeorgjiane luante në Ligën D, ndërkohë që tani jemi pjesë e Ligës B. Kjo tregon se futbolli gjeorgjian është në rrugën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mezi po presim të përballemi me Ukrainën, Shqipërinë dhe Çekinë, skuadra shumë të mira. Një grup i vështirë, por ne do të marrim përvojë. Dhe do të mësojmë shumë nga përballjet me këta kundërshtarë”, tha trajneri i kombëtares gjeorgjiane.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?