Salah, Grealish, De Bruyne: Kush janë futbollistët me statistikat më të mira?

Futboll nuk ka dhe duket kohë statistikash. Kush janë lojtarët që kanë shkëlqyer më shumë këtë sezon në Premier League? Statistikat janë si më poshtë:

Jamie Vardy është golashënuesi më i mirë me 19 gola, ndërsa i pari në listën e asistuesve, është Kevin De Bruyne me 16 asiste. Gjithashtu, ylli belg është i pari edhe sa i takon rasteve të krijuara për gol, plot 96. Lojtari që ka bërë më shumë ndërhyrje të sakta, është mbrojtësi i Leicester, Ricardo Pereira, me 118 ndërhyrje.

Adama Traore është futbollisti që ka tentuar më shumë driblimin një kundër një, 144 herë. Kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish, është lojtari që ka fituar më shumë goditje dënimi, 127, ndërsa portieri që ka mbajtur më shumë herë rrjetën e paprekur këtë sezon, është gardiani i Burnley, Nick Pope.

Mohamed Salah është futbollisti që ka prekur më shumë herë topin në zonën kundërshtare (248), ndërsa Arnold është futbollisti që ka kompletuar më së shumti pasime në 30 metrat e fundit, plot 381. Këto statistika janë publikuar nga faqja Squaëka Football./abcnews.al

SHKARKO APP