Salah “jashtëtokësor”, shënon një gol spektakolar ndaj Romës (VIDEO)
Aktualitet Sporti E Enjte, 5 Gusht 2021 00:49
Liverpul ka kaluar në avantazh në gjysmëfinalen e parë ndaj Romës në duelin që po luhet në “Anfield Road”. Skuadra e Jurgen Klop ka gjetur rrugën e rrjetës me të përhershmin Mohamed Salah.
Egjiptiani lëshoi një të majtë magjike në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin Alison, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi. Salah nuk festoi pas golit, pasi ka luajtur më parë për verdhekuqtë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

