FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah shpëton nga turpi Liverpoolin, Chelsea fiton me përmbysje (VIDEO)

Liverpooli vazhdon të vuajë në Champions League, por sonte në mbrëmje ka shmangur turpërimin duke fituar 4-3 ndaj Salzburgut. Skuadra e Klopp shënoi 3 gola brenda 36 minutave të para me Mane, Robertson dhe Salah, dhe u duk se e kishte zgjidhur ndeshjen, por nuk mendoi kështu skuadra austriake.

 

Hee-Chan Hwang turpëroi Van Dijk me një kalim spektakolar, ndërkohë që në pjesën e dytë Minamino dhe Haland barazuan rezultatin. Gëzimi i tyre zgjati vetëm 9 minuta pas Salah do të shënonte sërish pas një rrëmuje në zonën e rivalëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea ndërkohë mori 3 pikë të vuajtura 2-1 me përmbysje ndaj Lille në transfertë. Abraham dhe Ëillian ishin dy autorët e golave, ndërkohë Osimhen barazoi përkohësisht. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?