Salihi refuzon Australinë, Shkodrani i ka thënë jo ofertës së Adelaides
Hamdi Salihi gjatë gjithë karrierës së tij ka qënë një udhëtar. Nga Shkodra në Tiranë e më pas në Austri për të vijuar me SHBA , Kinën e largët dhe Izraelin, por me sa duket sulmuesi ka vendosur të mos mbajë më valixhe në duar. Mësohet se 33 vjeçari ka refuzuar një ofertë nga klubi australian i Adeliades.
Tërmat financiar që klubi bardhezi i ka propozuar ish lojtarit të kombëtares shqiptare nuk janë bërë të ditura, megjithatë shkodrani ka vendosur të qëndrojë në atdheun e tij dhe të vijojë aventurën me Skënderbeun. Mund të ketë qënë një zgjedhje e ndikuar nga familja, por në këtë pikë nuk ka shumë rëndësi. Salihi ka një marrëveshje që e lidh me kampionët e vendit deri Në fund të sezonit dhe do ta respektojë atë deri në fund. Më pas do të bisedohet për një zgjatje të mundshme të kontratës.
Gjatë edicionit të shkuar sulmuesi ishte vendimtar në rrugën e Skënderbeut drejt triumfit të 6-të rradhazi në kategorinë Superiore. Ai u shpall golashënuesi më i mirë dhe ishte një pikë referimi për ekipin që në atë kohë drejtohej nga Mirel Josa. Ndërkohë në sezonin aktual forma e 33 vjeçarit nuk ka qënë në ato standarte që Salihi i ka mësuar të gjithë, gjithsesi mbetet një prej elementëve më cilësor tek skuadra korçare.
KOHA JONË SONDAZH

