Salzburg-Liverpool spektakël i “thatë” në 45 minutat e para, Milik tripletë ndaj Genk (VIDEO)

Salzburg dhe Liverpool kanë dhuruar një pjesë të parë spektakolare, me një ritëm të frikshëm. Ashtu siç pritej dueli në Austri ka dhuruar shumë emocione në 45 minutat e para. Minamino dhe Haaland në njërin krahë dhe Salah në tjetrin kanë shpërdoruar mundësi shumë të mira shënimi, por deri më tani nuk kanë gjetur ende rrjetën.

Napoli e ka mbyllur në avantazh 3-0 pjesën e parë ndaj Genk, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit. Skuadra e Ancelotti gjeti 3 herë rrugën e rrjetës, me të njëjtën autor, Milik, i cili duket i papërmbajtshëm mbrëmjen e sotme. Sulmuesi polak shënoi fillimisht pas një gafe të portierit të miqve, më pas nga një pasim nga krahu i djathtë, ndërkohë që në fundin e fraksionit të parë kthehu në gol një penallti. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP