Sampdoria bie në Serinë C për herë të parë në histori

Klubi i njohur italian, Sampdoria ka rënë në Serinë C, për herë të parë në historinë 78-vjeçare. Barazimi pa gola në transfertë ndaj Juve Stabias, ka prerë biletën e rënies për skuadrën xhenoveze.
Sampdoria u rendit në vendin e 18-të, me një pikë më pak se Salernitana, e cila siguroi një vend në “play out” falë fitores 2-0 ndaj Cittadella-s. Fituesit e titullit kampion të Serisë A në vitin 1991, u rrëzuan nga elita e futbollit italian në vitin 2023 dhe prej dy sezonesh luajtën në Serinë B.
Në vitin 2023 drejtimi i skuadrës iu besua Andrea Prilos, i cili dështoi në sezonin e parë për ta rikthyer ekipin në Serinë A. Sezoni aktual u shoqërua nga probleme të shumta në drejtim, të cilat u reflektuan edhe në rezultatet e ekipit.
Gjatë këtij sezoni, Sampdoria ndryshoi katër trajnerë, por pa mundur të sigurojë dot mbijetesën dhe tani do të luajë në kampionatin e tretë për nga rëndësia në Itali.