Sampdoria i shkakton një humbje të hidhur Interit, nuk gabojnë Roma dhe Atalanta (VIDEO)
Interi i shkakton humbjen e dytë sezonale Interit 2-1, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme që e bëjnë edhe më interesante garën për titull. Zikaltrit kishin mundësinë për të shënuar në startin e ndeshjes, por Sanchez nga pika e bardhë do të ndalej nga Audero.
Në krahun tjetër Sampdoria fitoi një penallti, që do të kthehej në gol nga një ish-futbollist i zikaltërve si Candreva. Sampdoria mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulm rrezikshëm. Në minutën e 38-të, Thorsby dhuron spektakël duke dribluar gjysmën e futbollistëve zikaltër dhe më pas shërben për Keita Balde, i cili mposht për herë të dytë Handanovic.
Kujtojmë që edhe ai ka luajtur më parë me Interin. Dorianët kishin dy mundësi për të mbyllur ndeshjen në fillimn e pjesës së dytë, por nuk do të arrinin që të mposhtnin Handanovic. Në krahun tjetër Interi ndërkohë në minutën e 65-të arrin që të shënojë me de Vrij që kërcen mjaft mirë në zonë. Në minutat në vijim Conte hedh në fushë edhe Lukakun, por nuk arrin që të shënojë një tjetër gol.
Atalanta fitoi me lehtësi 3-0 ndaj parmës. Muriel, Zapata dhe Gosens ishin autorët e golave për bergamaskët. Nuk gabon as Roma që mori 3 pikët e radhës në transfertë, 3-1 kundër Crotones. Mayoral me dy gola dhe Mkhytaryan ishin protagonist te skuadra kryeqytetase. /R.Lika-Koha Jone/