San Jose Earthquakes, pranë firmës me Jahmir Hykën

Zbulohet emri i skuadrës së MLS që kërkon të siguruojë shërbimet e Jahmit Hykës. Rrjeti ESPN shkruan se San Jose Earthquakes është shumë pranë firmës me futbollistin e kombëtares shqiptare, i cili ka edhe gjashtë muaj kontratë me Lucernën në Superligën e Zvicrës.

Klubi kalifornian, që e mbyll sezonin e rregullt vitin që sapo u mbyll në vendin e parafundit të Konferencës së Perëndimit, por për lëviz shumë në merkato me synin afrimin e lojtarëve me eksperiencë nga futbolli europian, por që janë përfundim të kontratës me klubet respektive.

I parë në listën e dëshirave të stafit teknik të San Jose Earthquakes, është lojtari nga Bregu i Fildishtë Salomon Kalou, aktualisht pjesë e Herthës së Berlinit në Bundesligë, por blerja e parë nga Europa prite të jetë pikërisht Jahmir Hyka.

Swiss Digital Desktop Reklama

28-vjecari luan prej viti 2011 te Luzerna në Zvicës, skuadër me të cilën ka koleksionuar 161 në kampionat, duke shënuar 17 gola. Shifrat dhe eksperiencë e mesfushorit kuqezi, i cili më shumë ka spikatur si mesfushor i majtë, i kanë bindur drejtuesit e skuadrës amerikane që të tentojnë afrimin e tij, sigurisht nëse Hyka nuk merr një ofertë më të kënaqshme në Europë, pasi për të ka interes nga Hungaria dhe Turqia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?