San Marino shijon fitoren e parë në histori
San Marino mori fitoren e parë zyrtare, teksa mposhti 1-0 Lihtenshtejnin, në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Nico Sensoli shënoi golin e vetëm të takimit, që i siguroi 3 pikët e para përfaqësueses së San Marinos.
Skuadra që është e 210-ta në renditjen e FIFA-s, kishte fituar më parë vetëm një nga 205 ndeshjet ndërkombëtare dhe ajo ishte një miqësore kundër të njëjtit kundërshtarë, Lihtenshtejnit, në prill të vitit 2004, ku dhe atëherë fitonte 1-0.
San Marino ngjitet përkohësisht e para në grupin D 1 të Ligës së Kombeve.
KOHA JONË SONDAZH

