Sandro Tonali merr vendimin për të ardhmen pas ofertave nga City dhe Juvja
Mesfushori italian i Newcastle United, Sandro Tonali, ka shprehur dëshirën për të qëndruar për një kohë të gjatyë në St James’ Park, duke vlerësuar mbështetjen që klubi i ka dhënë gjatë periudhës së vështirë të skualifikimit për përfshirje në skandale bastesh.
24-vjeçari, i cili mungoi për 10 muaj për shkak të dënimit, është rikthyer këtë sezon dhe ka kontribuar me pesë gola dhe tre asiste në 41 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Performancat e tij mbresëlënëse e kanë bërë atë një nga mesfushorët më të mirë në botë për momentin.
Sipas The Telegraph, Tonali nuk po i kushton vëmendje spekulimeve që e lidhin me një transferim te Manchester City apo rikthim në Serie A me Juventusin, duke e bërë të qartë se synimi i tij është të vazhdojë rrugëtimin me skuadrën e Eddie Hoëe.
Neëcastle aktualisht mban vendin e tretë në Premier League me 62 pikë, katër javë para fundit të sezonit, dhe është pranë sigurimit të një vendi në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
KOHA JONË SONDAZH

