Sandro Tonali përfundon në orbitën e Milanit

Sandro Tonali po luan sezonin e dytë te Neëcastle dhe paraqitjet e mesfushorit kanë “zgjuar” interesimin e Barcelonës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, katalanasit po ndjekin Tonalin dhe një ofertë në drejtim të tij, është mjaft e mundshme në verë.
Barcelona ka kontaktuar agjentët e Tonalit për të mësuar më shumë rreth situatës, megjithëse ende nuk ka pasur bisedime konkrete për një transferim. Për Tonalin gjithashtu është përfolur për një rikthim te Milani, por në garë është edhe Juventusi, që e sheh si lojtar kyç për mesfushën.