Sarri i fiksuar me “napolitanët”, tani synon afrimin e mesfushorit të Chelsea-t

Maurizio Sarri është i “fiksuar” me grupin e futbollistëve që ka pasur te skuadra e Napolit. Pas udhëtimeve për të tentuar më shumë për Milik se Icardin, synimi i radhës është një tjetër napolitan, Jorginho. Italo-braziliani mendohet si futbollisti thelbësor për të zhvilluar futbollin e menduar nga tekniku bardhezi e pas një viti ndarje, kampionati i ardhshëm mund ti shohë përsëri bashkë tek Juventus.

Jorginho e Pjanic nuk mund të bashkëjetojnë në projektin taktik të Sarrit e pasi sezonin e kaluar palët u ndanë pikërisht nga kërkesa e pandryshueshme e Bluve të Londrës për të marrë boshnjakun, gjë që solli qëndrimin e Jorginho në Stamford Bridge dhe rinovimin prej 6,5 milionë euro të bardhezinjve me Pjanic, në të ardhmen e afërt skenari mund të jetë ndryshe.

Menaxheri i Jorginho ka provuar të flasë për rinovim me Chelsea, për oferta të rëndësishme të marra nga klube të mëdha, por jo nga Juventus. Në idenë e Sarrit, Jorginho do të luajë përkrah Bentancur në mesfushë e italo-braziliani në këtë mënyrë është objektivi numër një për Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?