Sarri: Të mendojmë se nuk është e pamundur ndaj Bayernit, ndryshe jemi të mundur!
Lazio do të sfidojë Bayernin në fazën e 1/16-ve të Champions League. Sfida e parë do të luhet në Olimpico, ndërkohë që trajneri i bardhëkaltërve Sarri është i vetëdijshëm për forcën e skuadrës gjermane.
“Duhet të mendojmë se nuk është e pamundur, përndryshe në kokën tonë tashmë jemi të mundur. Ata vijnë si favoritë, ne duhet të shkojmë në fushë me entuziazëm sepse është një ndeshje e bukur për t’u përjetuar.
Besim, sepse ndoshta janë më të fortë, por duhet të kesh besim për të provuar gjithçka. Duhen shumë nerva, pa mendime të dyta. Në letër ata janë favoritë, por le të shohim fushën”, është shprehur ndër të tjera Sarri, trajneri i Lazios.
KOHA JONË SONDAZH

