Sassuolo fitore spektakolare me 10 lojtarë ndaj Atalantës
Sassuolo ka arritur një fitore spektakolare dhe plot sakrificë ndaj Atalantës, duke triumfuar 2-1 në javën e 27-të të Serie A në “Mapei Stadium”. Sfida nisi me rast për bergamaskët, por Zaleëski nuk arriti të shfrytëzonte një mundësi të mirë që në minutën e 10-të. Pak më pas, portieri Carnesecchi ndali goditjen me kokë të Thorstvedt.
Ndeshja ndryshoi rrjedhë në minutën e 16-të, kur Pinamonti u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të rrezikshme ndaj Gjimshitit, duke lënë vendasit me 10 lojtarë. Pavarësisht disavantazhit numerik, Sassuolo kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Kone, që realizoi pas një goditjeje këndi të Laurienté.
Në pjesën e dytë, Thorstvedt dyfishoi shifrat në minutën e 69-të me një goditje spektakolare. Atalanta reagoi vonë dhe ngushtoi rezultatin me Musah në minutën e 88-të, ndërsa Muric u bë hero duke shpëtuar rezultatin në shtesë. Sassuolo siguron kështu fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në kuotën e 38 pikëve.
KOHA JONË SONDAZH

