Sassuolo i shkakton një humbje të papritur Lazios në Seria A
Pas dy humbjeve radhazi ndaj Napolit dhe Cremoneses, Sassuolo arriti të marrë fitoren e parë në këtë edicion të Serie A. Në javën e tretë të kampionatit, skuadra e trajnerit Fabio Grosso mposhti Lazion me rezultatin minimal 1-0, duke siguruar tre pikët e para të sezonit.
Në “Mapei Stadium”, vendasit u shfaqën të organizuar dhe me kujdes të madh në pjesën e parë, duke mos lejuar bardhekaltrit të shfrytëzonin aftësitë teknike dhe shpejtësinë në manovër.
Në pjesën e dytë, portieri Muric u bë protagonist me një pritje vendimtare ndaj goditjes me kokë të Zaccagnit, ndërsa goli vendimtar erdhi në minutën e 70-të: Fadera përfitoi nga një top i mbetur në zonë pas një goditjeje këndi dhe shënoi golin e vetëm të takimit.
KOHA JONË SONDAZH

