Schalke në krizë totale, turpërohet edhe nga Augsburg

Schalke pësoi humbjen e dytë radhazi ditën e sotme, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Koronavirus. Humbja 4-0 në derbin e Ruhrit u shoqërua nga një tjetër turpërim 0-3 kundër Augsburg.

Goli i parë i sfidës u shënua nga Eduar Lowen, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në minutën e 6-të të ndeshjes.

Schalke shtyu para në kërkim të golit të barazimit, por dhe të një përmbysje të mundshme. Skuadra e Wagner lanë hapësira mbrapa dhe Ausburg shënoi edhe të dytin, me anë të Sarenren-Bazee, në minutën e 76-të. Për të vulosur rezultatin final të sfidës në 0-3, mendoi Cordova, në sekondat e fundit të takimit

SHKARKO APP