Scholes mahnitet nga ndeshja e Pedrit: Është lojtari im i preferuar!

Pedri vazhdon të mahnisë Europën me paraqitjet e tij në Champions League. Në sfidën ndaj Neëcastle, mesfushori i Barcelonës shkëlqeu me një tjetër performancë të klasit të lartë, duke tërhequr vëmendjen edhe të një legjende të futbollit anglez si Paul Scholes.

Ish-ylli i Manchester United, një nga mesfushorët më të mirë në historinë e Premier League, e shprehu hapur vlerësimin e tij për 21-vjeçarin në rrjetet sociale, duke e cilësuar: “Futbollisti im i ri i preferuar”.

Statistikat e Pedrit ndaj Neëcastle flasin vetë për dominimin e tij në fushë:

Swiss Digital Desktop Reklama

84/92 pasime të sakta (91%)

Swiss Digital Mobile Reklama

111 prekje të topit

1 rast i krijuar

2/3 driblime të suksesshme

7 ndërhyrje mbrojtëse

0 topa të humbur

3/4 duele të fituara

1 largim topi

2 ndërprerje aksionesh

Një paraqitje perfekte që i jep arsye Scholes-it të shohë te Pedri pasardhësin ideal të mesfushorëve të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në futbollin europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?