Rezultatet e “Champions”, Schurrle i prish fitoren Realit, barazon në fund. Juve poker në Zagreb
Gjermanët e Borussia Dortmund pritën në këtë fazë të dytë të grupeve të Champions League, kampionët në fuqi Real Madrid.
Ndeshja në Signal Iduna Park mbaroi me rezultatin 2-2, pas dy herë të daljes së Los Blancos në avantazh.
Goli i parë u shënua nga i përhershmi Cristiano Ronaldo në minutën e 17.
Në fund të pjesës së parë një goditje e Aubameyang u përplas me mbrojtësin Varane dhe përfundoi në rrjetën e portierit Navas.
Ishte përsëri Varane që korrigjoi gabimin e tij duke kaluar Realin në avantazh, por Andrea Shcurrle nuk ja la kënaqësinë e fitores Real Madridit dhe shënoi golin e barazimit.
Përsa i përket ndeshjeve të tjera pretendentët kanë bërë detyrën. Juventusi ka shkatarruar Dinamon e Zagrebit me rezultatin 0-4. Për tu vecuar është fitorja e kampionëve të Anglisë, Leicester që mundën ekipin e Portos në “King Power Stadium”.
Rezultatet e grupeve E, F, G, H

Ndeshjet e të mërkurës për grupet A, B, C, D

KOHA JONË SONDAZH

