Sebino Plaku shpallet zyrtarisht i kuq, Partizani nuk ndalet me kaq
Sulmuesi Sebino Plaku rikthehet te Partizani. Të kuqtë e Sulejman Starovës përforcohen me një element tepër të rëndësishëm në prag të ndeshjeve eliminatore, të Europa League. Presidenti Gaz Demi prezantoi sot sulmuesin 30-vjeçar, që sapo i dha lamtumirë karrierës në Poloni. Ai rikthehet tek klubi ku u formua dhe i rrit, Partizani, pas 11 vjetësh. Plaku nuk mund ta fshihet dot gëzimin e rikthimin në shtëpi, edhe pse kërkohej nga ekipet e tjera të Kategorisë Superiore, si Skënderbeu e Flamurtari.
Flamurtari, me ardhjen e trajnerit Levy, insistoi deri në momentin e fundit. Por rikthimi tek skuadra ku nisi karrierën, shansi për të luajtur në Europë, kontrata e afruar nga presidenti Demi, si dhe kryeqyteti, bindën përfundimisht sulmuesin Plaku të firmoste me Partizanin. Presidenti Gaz Demi tha se afrimi i Sebino Plakut është vetëm fillimi, duke garantuar tifozët për një merkato cilësore, për të pasur sukses në Euriopa League dhe për të rikthyer të kuqtë tek titulli kampion, në fund të sezonit të ardhshëm.
Sebino Plaku
Datëlindja: 20 Maj 1985
Vendlindja: Pukë
Gjatësia: 1.74 m
Pozicioni: Sulmues
Karriera
2003–2004 Partizani
2004 Besëlidhja (i huazuar)
2005 Laçi
2005–2007 Apolonia
2007 Dinamo
2008 Ham-Kam
2008 Dinamo (i huazuar)
2009 Dinamo
2010 Tirana
2011 Flamurtari
2011 Kastrioti
2012–2013 Skënderbeu )
2013–2015 Śląsk Wrocław
2015 – Partizani
KOHA JONË SONDAZH

