Seferi gjen rrugën e rrjetës në Kupën e Turqisë

Taulant Seferi, ishte futbollisti më i mirë në fushë për Bordumsporin në sfidën e Kupës së Turqisë ndaj Trabzonsporit.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi gol dhe dha një asist në këtë përballje. Pavarësisht përpjekjeve të Seferit, Bodrumspori u eliminua nga kupa pas humbjes 3-2 në fushën kundërshtare pas 120 minutave lojë.
Taulant Seferi ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asiste në këtë sezon në Turqi. Ai nuk u grumbullua me Kombëtaren për ndeshjet e Marsit.
