Seferi: Kombëtarja është krenari, gati të luaj edhe nga stoli!

Taulant Seferi zhvilloi një ndeshje pozitive ndaj Kazakistanit, pavarësisht se humbi një rast të pastër përballë portierit, që mund t’i jepte fitoren kombëtares. Mesfushori foli në konferencë për shtyp në lidhje me ndeshjen e djeshme dhe situatën në kombëtare.

“Normalisht që u ndjeva mirë sepse çdo herë është kënaqësi kur je pjesë e kombëtares së Shqipërisë. Çdo herë që vij këtu jam i lumtur dhe krenar. Mezi po prisja të futesha në fushë. Them se në ato minuta që luajta bëra mirë, por nuk kisha fat në rastin e humbur. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të punoj fort që të jem pjesë e kombëtares.

Unë çdo herë punoj fort që të arrij të luaj në formacionin e parë sepse dëshira e çdo lojtari është të jetë titullar. Por në fund të fundit e vendos trajneri. Unë në çdo rast do të jem i gatshëm, si nga stoli, si nga formacioni.

Kam shumë besim te grupi jonë i ri sepse jemi prej thuajse një jave së bashku dhe po shoh se atmosfera është shumë e mirë me çunat e rinj që kanë ardhur. Është atmosferë shumë e mirë, ka shumë kualitet në skuadër dhe mendoj se do japim maksimumin tonë dhe të dalim të parët në grup”, deklaroi Seferi në konferencën për mediat.

SHKARKO APP