Sekretet e Juventusit të Allegrit, nga dieta te stërvitjet speciale
Kohë. Gëzim. Detaje. Max Allegri, kur nisi përgatitjet për sezonin e ri që e gjente Juventusin pa impenjime në kupa vendosi të mos bënte asnjë “shpikje”. Asnjë revolucion, apo ndonjë metodë që nuk është bërë më parë, thjeshtë lërjani topin lojtarëve që të bëjnë ata shkencën e tyre. Ai bëri një kobinim të kaluarës me të ardhmen, për të marrë të tashme.
Detajet e stërvitjes
Stërvitjet e Juventusit janë të ngjashme si në të kaluarën, por prania e shumë lojtarëve të rinj, ka bërë që metodat të ndryshojnë disi. Kampionët punojnë më pak, të rinjtë më shumë. Tani i dedikohet më shumë kohë stërvitjeve individuale në aspektin fizik apo dhe në analizën taktike. Allegri nuk ka pranuar asnjëherë faktin se mos-impenjimi në Kupa. Problemet me Pogba apo Fagioli jashtë fushave, janë lënë pas me heshtje dhe me punë.
Gjumi, dieta dhe sfidat
Stërvitja duhet të jetë një kënaqësi, jo thjesht një përpjekje, sepse duhet të ketë kënaqësinë e të luajturit futboll, të përpjekjes për të luajtur, të sfidimit të njëri-tjetrit dhe në goditjet e lira. Madje edhe për të mposhtur trajnerin, i cili nuk ngurron që herë pas herë të përfshihet me sfida me lojtarët.
Pastaj ka dy aspekte të tjera: ato të ushqyerjes dhe pushimit. Skuadrat që nuk garojnë në kupa udhëtojnë më pak dhe për këtë arsye pushojnë më shumë. Kjo është gjithashtu e thjeshtë, elementare: është një avantazh që duhet shfrytëzuar.
Si dhe një dietë të rregullt. Të hash nga e hëna në të shtunën pa vakte në dy ditët jashtë vendit dhe të kesh mundësinë për të ngrënë darkë në shtëpi të paktën pesë mbrëmje në javë të ndihmon që të stërvitesh më në vazhdimësi.
Allegri dhe stafi i tij
Aspekti i fundit që nuk duhet nënvlerësuar: stafi. Allegri u beson shumë bashkëpunëtorëve dhe duket se ndër të gjithë lojtarët pëlqejnë shumë Magnanelli dhe Padoin. Ata shpesh i stërvitin në grupe, duke ndarë gjysmën e fushës për ta bërë ekipin të funksionojë më mirë. Përqendrimi i gjithçkaje te intensiteti dhe konkurrenca. /Rozalb Lika-Koha Jonë/