Sena mbetet i ndotur, shtyhet gara e triathlonit për meshkuj

Sipas organizatorëve të Paris 2024 gara e triathlonit për meshkuj, e programuar për sot në orën 08:00, u shty me 24 orë pasi lumi i Senës ende nuk ka arritur në parametrat e duhur për të mos shkaktuar probleme në shëndetin e triathletëve.

Niveli i bakterit Esheria Kolit në Senë është më i lartë nga parametrat e parashikuara nga institutet shëndetësore. Sipas organizatorëve reshjet e forta të shiut kanë vështirësuar shumë planin e tyre për të mbajtur gara në Senë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?