Senati francez merr vendimin për rifillimin e Ligue 1

Senati francez refuzoi amendamentin, i cili do të lejonte Ligën e Futbollit, që të riniste kampionatin. Dokumenti, i firmosur nga 72 senatorë, propozonte që zgjedhja për të mbyllur sezonin në fushë, të merrej vetëm nga ligat, natyrisht me detyrimin që të përdorej një protokoll sanitar i përshtatshëm.

Gjithsesi, ideja u hodh poshtë, duke dekretuar një tjetër humbje për presidentin e Lyon-it, Aulas. Ky i fundit e ka kaluar çështjen në Gjykatën Administrative, pasi me mbylljen e parakohshme të kampionatit, klubi i Lyon-it mbetet jashtë kupave të Europës për herë të parë në 20 vjet.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?