Senegali refuzon të rikthejë trofeun pas vendimit të Konfederatës Afrikane
Tensionet rreth fituesit të Kupës së Afrikës vijojnë të rriten, teksa Federata Senegaleze ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia dhënë titullin Marokut në tavolinë.
Sekretari i përgjithshëm, Abdoulaye Soë, deklaroi se trofeu nuk do të largohet nga Senegali, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me atë që ndodhi në fushën e lojës.
Ai konfirmoi se federata do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të kërkuar drejtësi, ndërsa theksoi se fitorja është arritur me meritë nga lojtarët dhe nuk mund të zhbëhet me vendime administrative.
Zyrtari senegalez kritikoi ashpër institucionin drejtues të futbollit afrikan, duke theksuar se reagimet ndërkombëtare pas këtij vendimi kanë qenë të forta dhe tregojnë pakënaqësinë e gjerë.
Sipas tij, federata po koordinon hapat me të gjithë aktorët e përfshirë për të kundërshtuar vendimin dhe për të mbajtur trofeun në vend, ndërsa beteja ligjore pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

