Sensi: Dëmtimi si një tunel, shikoja vetëm errësirë!
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi e nisi mjaft mirë sezonin, por më pas u detyrua që të qëndronte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ish-futbollisti i Sassuolos ka rrëfyer momentet e vështira, të cilat ai i përshkruan si një tunel.
“Dëmtimin e përjetova keq sepse më mori shumë kohë. Në atë periudhë kërkoja që të buzëqeshja, por nuk mundja, realiteti ishte i trishtë ndihesha i trishtuar. Rikthimi është si dalja nga tuneli, sepse fillimisht sheh vetëm errësirë, por më pas mund të lësh pas krahëve dhe jam i lumtur”, deklaroi Sensi.
Interi ka të drejtën e blerjes së kartonit të futbollistit, i cili erdhi në formë huazimi verën e kaluar. Zikaltrit duhet të derdhin 35 milionë euro në arkat e klubit të Sassuolos. /R.Lika-Koha Jone/