Sensi i pafat, dëmtohet dhe tani rrezikon Europianin me Italinë
Nuk ka vetëm lajme pozitive tek Interi në ditën e festës. Stefano Sensi është vërtetë i pafat në aventurën e tij zikaltër, teksa pas një starti perfekt sezonin e kaluar,prej një viti e gjysmë është shoqëruar nga një kalvar i pafund dëmtimesh.
Sfidën ndaj Udineses Sensi i nisi si titullar, por për shkak të një problemi muskulor, kërkoi zëvendësim në minutën e 39’, duke i lënë vendin danezit Eriksen, i cili shënoi golin e dytë për zikaltrit menjëherë sapo shkeli në fushë.
Me këtë dëmtim Sensi vë seriozisht në dyshim pjesëmarrjen në Kampionatin europian, pasi bën pjesë në grumbullimin paraprak të Roberto Mancinit, por vetëm nesër do të mësohet mbi kohën e rikuperimit.