Serbët e teprojnë: Dy magjistare shqiptare “penguan” futbollistët tanë ndaj Zvicrës
Zvicra është një makth për Serbinë në futboll. Zvicra ka arritur të fitojë ndaj Serbisë në një ndeshje tepër të mrekullueshme, ku protagonist me një gol ishte Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka u cilësua si lojtari më i mirë i ndeshjes.
Serbët nuk janë ende të gatshëm për ta përtypur këtë gjë, ku madje në një emision në televizion, kanë shfrenuar edhe imagjinatën me deklaratën e tyre.
“Zvicra ka paguar magjistare për të mallkuar lojtarët e Serbisë. Ata kanë dy magjistare shqiptare, të tjerët janë afrikane. Secila prej magjistareve paguhet me 10 milionë dollarë”, thanë ata gjatë emisionit.